Digjen 6 mijë rrënjë kanabis, kapet gruaja, në kërkim burri e 2 djemtë

399
VLORE – Rreth 6 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa me lartësi deri në 65 centimetra u zbuluan nga policia në dy sera në fshatin Oshtimë të Vlorës. Në vijim të operacionit anti-kanabis i nisur në të gjithë vendin prej vitit të shkuar e që kulmoi me ndërhyrjen ën Lazarat, Policia e Vlorës asgjësoi përmes djegies 5780 bimë kanabis në afërsi të një pylli, ku një pjesë e lëndës narkotike ishte vendosur në kubikë dhe gati për tu mbjellë.
Sipas policisë, serat ku u gjet lënda narkotike janë në pronësi të Bujar Kamberajt i cili u shpall në kërkim, ndërsa uniformat blu arrestuan në flagrancë bashkëshorten e tij Shqiponja Kamberaj.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, ka rezultuar se 54-vjeçarja është e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa bashkë me bashkëshortin 59-vjeçar në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e familjes, Helis dhe Henea Kambera. 
Sigal