Dibër, sherr mes dy adoleshentëve, në gjendje kome 17-vjeçari i plagosur

527
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një moshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kastriot në Dibër. Sipas policisë, i plagosuri është i riu me iniciale A.H, i cili pas plagosjes u dërgua në spitalin rajonal të qytetit në gjendje kome.

Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët e Dibrës të kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha në Tiranë. Pritet të mbërrijë helikopteri që adoleshenti të niset drejt kryeqytetit. Nuk dihen ende detajet dhe rrethanat e ngjarjes.
Sigal