Një atentat me armë ka ndodhur në Dibër mesditën e sotme.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se i është zënë pritë një 39-vjeçari i
cili është qëlluar me armë, por nuk e ka parë autorin.
“Rreth
orës 15:00, njoftohemi nga urgjenca e spitalit rajonal Peshkopi se ka ardhur i
plagosur me armë zjarri në pulpën këmbës së djathtë jashtë rrezikut për jetën
shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Kaçni, përgjegjës i rojeve të
sigurisë në HC Selishtë.
Nga
deklarimi paraprak i të dëmtuarit rezulton se në një rrugë të fshatit Kacni
është qëlluar njëherë me armë zjarri, por personin që e ka qëlluar nuk e ka
parë.
Grupi
hetimor është nisur për në vendngjarje. Nuk dihet ende dinamika e vërtete e
ngjarjes”, thanë burimet policore.