Dibër, 27-vjeçari kërcënon me armë policinë: “Mos u afroni se do t’ju vras”

418
Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili lëvizte me kallashnikov në makinë dhe kërcëonte policinë se do të hapte zjarr ndaj tyre, nëse do ta arrestonin. I arrestuari është Erion Hoxha 27 vjeç, i dënuar më parë disa herë për vjedhje. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 27-vjeçari lëvizte me armë në automjetin e tij në aksin rrugor Kala e Dodës – Peshkopi, menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të tij. Sapo ka parë që e ndiqte policia, Hoxha doli nga rruga kryesore, braktisi makinën dhe me armë në dorë dhe ka kanosur punonjësit e policisë duke thënë: “Mos u afroni se do t’ju vras”. Për rreth një ore negociatash më autorin është bërë e mundur arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i armës, një automatik model 56, 2 krehëra me nga 30 fishekë dhe makina e tij tij Opel me targa AA 351 CN. Ai akuzohet për veprat penale “Kanosje serioze për vrasje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të pa rregullt”.
Sigal