‘Dhunuesit serial’ nga Saranda i vihen prangat

530
Një bashkëshorti, dhunues serial i gruas së tij 47-vjeçare, D.SH, banues në Çukë të Sarandës, i janë vënë prangat nga Policia.
Arben.Sh., 56 vjeç, u arrestua pasi sipas Policisë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila ishte me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
Shtetasi rezulton i proceduar më parë për veprën penale të Dhunës në familje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale ” Dhuna në familje”, dhe ”Shkelje e urdhërit të mbrojtjes”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.
Sigal