Dhunonte sistematikisht prindërit, në pranga 29-vjeçari

450
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar të akuzuar për dhunë në familje. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Jurgest Shala, pasi ndaj tij kanë denoncuar prindërit, të cilët kanë deklaruar në polici se djali i tyre i ka dhunuar sistematikisht.
Mësohet se 29-vjeçari Shala është dënuar dhe më parë për ‘Dhunë në familje’. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë.
Sigal