Dhunonte sistematikisht bashkëshorten, pranga 48-vjeçarit në Elbasan

463
Një 48-vjeçar në qytetin e Elbasanit është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Agron Tashi, 48 vjeç banues në fshatin Çikallesh

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.T., 37 v

Gjithashtu ndaj saj, u plotësua dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/ a i Kodit Penal.
Sigal