Dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme me të bijën, arrestohet 60-vjeçari

421
Sigal

Shërbimet
e Komisariatit të Policisë Nr. 6  në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë
shtetasin Stefan P., 60 vjeç, banues në Tiranë. Sipas bluve të Tiranës ky
shtetas, dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe
psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, si dhe
fëmijës së mitur V. P.

“Rreth orës 18:30, duke qenë nën ndikimin e alkoolit,
Stefan P., dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij me anë të një thike
dhe ka qenë ndërhyrja e nënës e cila ka parandaluar ngjarjen. Gjithashtu vajza
e mitur, ka deklaruar përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes se, i ati i
saj vazhdimisht kryente veprime të turpshme, duke i treguar organet e tij
gjenitale. Për M. P. dhe V. P., iu plotësua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Tiranë, për veprat penale të “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.