Dhunon djalin e mitur, arrestohet babai në Tiranë, policia i gjen …

575
Sigal

Një 47 vjeçar u vu në prangat e policisë së Tiranës pasi keqtrajtonte dhe dhunonte fizikisht djalin e tij të mitur.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Njoftimi I policisë

Keqtrajton dhe dhunon fizikisht djalin e tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – Automatik model 56 – 2 karikatorë me fishekë – 347 fishekë model 56 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje”.