Dhunon dhe kërcënon me thikë vajzën e tij të mitur, arrestohet 63-vjeçari nga Vlora

460
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 63-vjecar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Në pranga ka përfunduar Festim.M., banues në Vlorë, pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij shtetasen A.M., 17 vjeçe.

Policia ka arrestuar babain pas denoncimit të vajzës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 63-vjecarin të ndërmarrë këtë akt.

Policia e Vlorës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.