Dhunon barbarisht të bijën 17 muajshe, pranga emigrantit shqiptar në Itali

590
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Firence të Italisë, ku babai shqiptar ka dhunuar të bijën e tij 17-muajshe. Mediat italiane raportojnë se 48-vjeçari shqiptar, i cili ka rënë në prangat e policisë, ishte në gjendje të dehur gjatë kohës që kreu aktin e rëndë.
‘ANSA’ shkruan se mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Firence, ndërsa nga goditjet ka marrë dy fraktura në brinjë dhe dëmtim në daullen e veshit.
Nga të dhënat që raportojnë mediat, vajza është në gjendje të rëndë. Mësohet se 48-vjeçari kishte qenë vetëm me të bijën në shtëpi, ndërsa alarmin për ngjarjen e dha tezja e vogëlushes, pasi e motra i kishte kërkuar që t’i kontrollonte të bijën. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërsa pak kohë më vonë babai u shfaq i penduar.
Sigal