Dhunoi të sëmurën dhe tentoi ti rrëmbente vajzën, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

438
Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të sëmure epileptike. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë bënë me dije se Kujtim Prenga, banues në Ungrej akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre, kanë shkuar në banesën e shtetases V.D., 50 vjeçe, në Rrënja e Velës të Rubikut në Mirditë, e cila është e sëmurë epileptike.

Të njëjtat burime pohuan se këta persona pasi e kanë kërcënuar, goditur në kokë me sende të forta, e kanë lidhur dhe i kanë kërkuar asaj që të dorëzonte vajzën e saj, 18-vjeçaren me inicialet E.D., e cila ka qenë e fejuara e vëllait të të ndaluarit, dhe në ato momente nuk ndodhej prezente, me qëllim për ta lëvizur për në Kosovë. Vepra penale “Heqje e paligjshme e lirisë.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 42-vjeçarin me inicialet T.L., pasi ka dhënë dëshmi të rreme në polici, ndërsa akuzohet për veprën penale “Deklarim I rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Sigal