Dhunoi punonjësin e policisë, në pranga autori

475
Goditi me grusht punonjësin e policisë, arrestohet 32-vjeçari, Aurel Musteqja banues në Krujë. Aureli është konfliktuar me efektivin e policisë së rendit në Fushë Krujë, sepse gjatë ushtrimit të detyrës ky i fundit i ka kërkuar 32-vjeçarit që të lëvizë mjetin tip ‘Benz’ me targë AA 794 AB, të cilin e kishte parkuar gabim.
Gjithashtu, policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit, Ali Musteqja 38 vjeç,banues në Krujë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale ndaj Aurelit, “Goditjet për shkak të detyrës”. Ndërkohë që ndaj Aliut rëndin akuza “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.
Sigal