Dhunoi punonjësin e OSHEE-së, pranga 41-vjeçarit në Kavajë

409
Agjentë të policisë në Kavajë kanë arrestuar në orët e fundit një 41-vjeçar, i akuzuar për ushtrim dhune ndaj funksionarëve publikë. Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Gentian Daka është prangosur pasi ka sulmuar duke goditur me mjete të forta punonjësin e OSHEE-së. Ky i fundit, sipas burimeve, ishte duke i prerë energjinë elektrike 41-vjeçarit Daka pasi rezultonte debitor, por papritur është gjendur nën sulmin e tij. Burimet policore shtojnë se, pas arrestimit të të dyshuarit, materialet hetimore i janë dorëzuar prokurorisë përkatëse, e cila ka ngritur ndaj tij akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.
Sigal