Dhunoi ish-bashkëshorten, pranga 45-vjeçarit

412
Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Dhimitër Kromidha, banues në Gjirokastër.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30 ka shkuar në një lokal në lagjen “18- Shtatori”, në Gjirokastër në të cilin ishte punësuar si kameriere ish-bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Policia bën të ditur se, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal