Dhunoi gruan shtatzënë, gjykata e Pukës lë në burg autorin

462
Sigal

 Dhunës së bashkëshortit nuk i ka shpëtuar as një grua
shtatzënë në një fshat të Fushë Arrëzit. Petrit Ndou në gjendje të dehur ka
dhunuar bashkëshorten dhe pjesëtarë të tjerë të familjes e më pas është
arrestuar nga policia. Gruaja ishte shtatzënë në muajin e shtatë por
pavarësisht kësaj, Petrit Ndou nuk është ndalur për ta dhunuar nënën e fëmijëve
të tij.

Gjykata e Pukës dha sot masën e
sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortin dhunues, ndërsa në Pukë dhe mbarë
veriun përkundër rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës ka sërish raste kur
dhuna mbahet e fshehtë si pasojë e mentalitetit dhe frikës ndaj burrave
dhunues. Vetë Ndou është shfaqur i penduar në gjykatë, duke thënë se kishte
qenë i dehur.

“Kërkoj falje, isha i dehur dhe nuk
kam qenë i vetëdijshëm për veprimet e mia”, ka thënë ai para trupit gjykues.
Gjithsesi Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë pas hekurave
burrin dhunues.