Dhunoi fizikisht nënën dhe babain, arrestohet 33-vjeçari në Përmet

425
Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dy prindërit e tij. I arrestuari është shtetasi Lorenc Lumani, i cili të hënën rreth orës 16:00 ka shkuar në banesën e prindërve dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj C.L., 67 vjeç dhe N.L., 61 vjeçe. Materialet në ngarkim të 33-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkatërrim prone”.
Sigal