Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht vëllain, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

443
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Pukës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, 32 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Fitim Niklekaj, vjeç 23, banues në fshatin Cernicë bashkia Tropoje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në banesën e përbashkët në fshatin Kokëdodë, rrethi Pukë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait K.N i moshës 32 vjeç, si dhe ka dëmtuar disa materiale shtëpiake dhe një mjet motorrik në pronësi të të vëllait. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.
Sigal