Dhunoi babain e moshuar dhe gruan, pranga 42-vjeçarit nga Berati

456
Dhuna ndaj babait dhe gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 42-vjeçari nga Berati, i cili ka përfunduar pas hekurave.
Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.L akuzohet se rrahu në banesën e tij babain 71-vjeçar dhe gruan 35 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtron dhunë fizike ndaj babait dhe bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia
Më datë 02.10.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.L., 42 vjeç, banues në Berat, pasi në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit L.L, 71 vjeç, dhe bashkëshortes G.L, 35 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal