Dhunoi babain, arrestohet Vladimir Gjuta

31
Vladimir Gjuta i njjohur nga drejtësia shqiptare për vënien e tritolit në familjen e minsitrit të Brendshëm Saimit Tahirit, është arrestuar nga policia e kryeqytetit për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë Gjuta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij duke thyer kështu edhe masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës.
Njoftimi i Policisë
“Më datë 2006.2016, u arrestua shtetasi Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit. Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtepi”. Ndaj shtetasit F. Gjuta është plotësuar kërkesë padia “Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, në bazë të ligjit nr 9669, datë 18.12.2006. Parashikuar nga Nenet 130/a, dhe 323/1 të Kodit Penal.”