Dhunohet infermierja në Qendrën Shëndetësore Fan, në Mirditë

421
Një infermiere e Qendrës Shëndetësore në Fan të Mirditës është dhunuar nga një pacient, për shkaqe ende të panjohura. Burime nga policia bëjnë të ditur se infermierja Mira Prenga është dhunuar në vendin e saj të punës, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Momentalisht nuk ka të dhëna në lidhje me personin që ushtroi dhunë ndaj infermieres, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Sigal