Dhunë ndaj ish-gruas dhe dy vite dënim, ndalohet burri nga Kruja

511
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, shtetasin Agim Doçi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” , pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.
Në ngarkim të shtetasit A.Doçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë po gjatë kohës që ka qenë nën masën e sigurisë dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhënë nga gjykata ish-bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.