Dhunë fizike ndaj punonjësve në Kakavijë, arrestohet doganieri

492
Një doganier në Doganinën e Kakavijës në Gjirokastër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi tjetër të doganës. Ermal Dhoska, 43 vjeç, banues në lagjen “ Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, me detyrë doganier në Doganën e Kakavijës është konfliktuar duke goditur me grushte, Përgjegjësin e Turnit në Doganën e Kakavijës, E.Sh, 27 vjeç, banues në lagjen “ Granicë”. Ngjarja ka ndodhur ne ambjentet e doganës, ku edhe 43 vjeçari u arrestua në flagrancë. 
Sigal