Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait, arrestohet korçari (Emri)

589
Një 39-vjeçar nga fshati Belorta është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 66-vjecar. Në pranga ka përfunduar Enkeled Samet, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait në banesë E.S.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Enkeled Samet, 39 vjeç, banues në fshatin Belorta.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 11.03.2018, ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit E.S, 66 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal.
Sigal