Dhunë dhe pa patentë në makinë, kapen dy sarandjotët

437
Sigal

Dy shtetas janë arrestuar në Sarandë për vepra të ndryshme penale. Pas kallëzimit të bashkëshortes për dhunë në familje, autoritete janë vënë menjëherë në lëvizje duke prangosur kryefamiljarin  me iniciale G.B, 41 vjeç.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:G.B, 41 vjeç, banues në Sarandë.Arrestimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të bashkëshortes së tij shtetases B.P, 36 vjeçe, ku në bazë të deklarimit të kësaj shtetaseje dyshohet se G.B, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.”, njofton policia.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar, i cili është ndaluar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.  I arrestuari është shtetasi  me iniciale Y.P. 24.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Y.P, 24 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugorë të lagjes nr.1 Sarandë duke drejtuar autormjetin tip “Honda” pa leje drejtimi përkatës.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 291 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimi e policisë.