Dhuna në Rrugën e Kombit, Prokuroria e Kukësit nis hetimet

93
Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për dhunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit. Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie mësohet se ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës. 

Zhvillimet po ndiqen me interes edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Në një deklaratë për mediat, zyra për shtyp e organit qëndor të akuzës bën me dije se “kryeprokurorja Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin”. 
Prokuroria thotë se është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes. 
Kryeprokurorja Arta Marku gjithashtu uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.