Dhuna në familje/ Rrahu babain, arrestohet 35-vjeçari

428
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për dhunë fizike ndaj babait të tij. Burime nga policia kanë bërë me dije se është arrestuar shtetasi Bledi Ruhani, 35 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë në banesën e tij, pasi: Ky shtetas, në lagjen “Lef Sallata” (vend në të cilin banonte), për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt babait të tij, shtetasit: Z. Ruhani, 76 vjeç, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup (jasht rrezikut për jetën).
Sigal