Sigal

Dhuna në familje ka shënuar një rast tjetër të rëndë, ku një djalë së bashku me bashkëshorten kanë dhunuar babin e tij 71-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Kallmet të qytetit të Lezhës, ndërsa nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur dhuna.

Policia e Lezhës ka marrë në mbrojte të dhunuarin 71-vjeçar

Njoftimi i Policisë

Më datë 15. 10. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L. S., vjeç 71, banues në Kallmet, pasi djali dhe nusja e djalit, M. S., dhe D. S., vjeç 47 e 44, banues në Kallmet, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.