Dhjetra shkodranë në pranga, vidhnin energjinë elektrike

669
Policia e Shkodrës njoftoi se 14 abonentë janë proceduar penalisht tek organet e hetimit dhe krimit ekonomik për vjedhje të energjisë elektrike dhe mos respektim te kontratës me OSHEE.
Shtetasit e shoqëruar në Polici, janë: Isa B, Tom D, Brahim P, Rebani T, Agron L, Paulin D, Zain A, Mark P, Memli L, Arben Sh, Gjon U, Fatbardha M, Ndue V dhe Preg M.
Mes tyre ka edhe abonentë privatë, ndaj të cilëve u morën masat e nevojshme ligjore. Këta abonentë, jane kryesisht nga rrethi i Shkodrës. OSHEE me këtë rast bëri apel që abonentët debitorë, pa asnjë dallim, te gjejnë zgjidhje ligjore duke ju drejtuar Kujdesit ndaj Klientit dhe të lidhin aktmarrëveshje me këste lehtësuese.
Sigal