Devoll/ Vodhën para në një vend të shenjtë, në pranga 3 persona

514
Tre persona janë arrestuar, pasi kanë vjedhur një shumë parash në një vend të shenjtë. Mustafa Nexhipi, 27 vjeç, nga fshati Pojan i Korçës, Ismail Matja, 49 vjeç nga Fieri dhe Arben Dangaj, 47 vjeç, nga Pirgu i Korçës, janë ndaluar nga policia ditën e djeshme si të dyshuar për ngjarjen. Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme u kapën në flagrancë, në fshatin Nikolicë të Devollit, ku në bashkëpunim me njeri tjetrin, dyshohet të kenë vjedhur një sasi lekësh, brenda një vendi të shenjtë, në këtë fshat. Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme.
Sigal