Devoll, sekuestrohen 121 kg kanabis në pyllin e Vidohovës

636
Një sasi prej 121 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Devoll. Policia thotë se droga u gjet në pyllin e fshatit Vidohovë, ndërsa në pranga u vunë 4 persona.
Të arrestuarit janë B.H 49 vjeç, J.K 17 vjeç, L.H 17 vjeç dhe K.K, 38 vjeç.
Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetim të mëtejshëm. Ndërsa të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.03.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.H, 49 vjeç, J.K, 17 vjeç, L.H, 17 vjeç, banues në fshatin Vidohovë dhe K.K, 38 vjeç, banues në fshatin Miras, pasi në pyllin e fshatit Vidohovë, shtetasve të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Sigal