Devoll/ Arrestohet xhaxhai, plagosi mbesën pas një konflikti banal

397
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Luan Mici 65 vjeç, banues në fshatin Vidohov të Devollit. Arrestimi i tij është bërë pas një konflikti të çastit që 65 vjeçari ka pasur me mbesën e tij, shtetasen F.K 44 vjeçe. Gjatë grindjes 65 vjeçari e ka goditur mbesën e tij në kokë me send të fort gurë, duke i shkaktuar plagë.
44 vjeçarja është dërguar në spitalin e Korçës,ku po i jepet ndihma e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka prangosur 65 vjeçarin me akuzën për ushtrim dhune në familje dhe njëkohësisht ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Sigal