”Devi Kasmi i vuri pistoletën në kokë grekut, shpëtoi se fliste anglisht. Nuk besonte te askush”

672
Të tjera detaje dalin nga vrasja e Devi Kasmit në kryeqytet.
Edhe pse janë arrestuar 5 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ende nuk është zbardhur e gjithë skema e vrasjes së tij, dhe arsyet e ekzekutimit. Paraprakisht flitet për prishje të pazareve të drogës.
Shtetasi grek që mendohet të ketë qenë dhe vrasësi me pagesë prej disa javësh mbante nën vëzhgim Kasmin dhe madje kishte pasur një konflikt me të te palestra në pronësi të viktimës.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, Kasmi kishte dyshime te çdokush, prandaj mbante edhe dy pistoleta me vete. Po ashtu ai thotë se viktima e kishte pikasur grekun disa ditë më parë dhe i kishte vendosur pistoletën në kokë. Ai kishte shpëtuar vetëm prej faktit se kishte folur anglisht. 
“Dëfrim Kasmi, dyshonte tek çdokush, mbante dy armë gjithmonë me vete, një në brez një në çantë. Armën ose i ka rënë kur e kanë goditur. Ai ka qenë në palestër kur vinte re nga kamerat një person të cilin nuk e njihte askush.
Ai ka bërë fotografi për ta identifikuar, dhe kur e ka parë sërish, ka dalë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë, shtetasit grek. Greku ka tentuar të njohë vendin, lëvizjet dhe oraret. Por në përpjekje për të njohur terrenin është zbuluar dhe kur Kasmi i ka vënë pistoletën në kokë.
Kasmi i ka folur në shqip, greku i është përgjigjur në anglisht. Kasmi i ka bërë kontroll të imtësimshëm, dhe nuk i gjeti armë kur e kapi.
E shpëtoi fakti që ai foli në anglisht dhe që nuk kishte armë. Dëfrim Kasmi ka hyrë në palestër e ka dalë, dhe brenda 15 minutave greku është rikthyer në vendin e ngjarjes, dhe kjo i ka shpëtuar Kasmit. Një i huaj që i vihet pistoleta në kokë në një vend si Shqipëria, ai nuk rikthehet kurrë, por greku është rikthyer sërish,” zbuloi Hoxha.
Sigal