Deti nxjerr 27 kg drogë në plazhin e Lakopetras në Greqi, vijon aksioni

605
Policia greke ka sekuestruar 27 kg marijuanë në plazhin e Lakopetras ne Axaia. Mësohet se deti kishte nxjerrë këtë sasi droge të ndarë në 10 pako.
Pas zbulimit të kësaj sasie policia ka nisur një operacion në det për zbulimin e sasive të tjera apo kapjen e mjetit lundrues nga janë hedhur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që operacioni vijon.
Sigal