Detaji tragjik/ 5 muaj më parë Anxhela humbi nënën, pse nuk mori pjesë në varrim

596
Sigal

Detaje tragjike dalin në dritë për 20-vjeçaren Anxhela Meçanit, e cila u masakrua deri në vdekje në Itali, në rrethana të paqarta. Mësonhet se vetëm 5 muaj më parë vajza kishte humbur nënën e saj pas një sëmundje.

Babai i të resë nga Fieri, Dritan Mecani në një intervistë për gazetarin Ervis Kuçi tha se Anxhela nuk kishte pasur dot mundësi të merrte vinte në funeralin e nënës së saj, pasi ishte pa dokumente në Itali.

“E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët. Bashkë me vajzën që vdiq, kam 4 fëmijë. Nusja para 5 muajsh më ka vdekur. Kë krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzës, s’dua të më ngel trupi i saj në Itali”, tha babai i Anxhela Meçanit.