Detajet/ Shqiptari i plagosur në Ekuador, jetonte me gruan dhe vajzën në banesën e Ilir Hidrit, të vrarë në maj

626
Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që iu bë një shqiptari në Ekuador dy ditë më parë, ku për pasojë ai mbeti i plagosur. Shqiptari nga Kosova Remzi Azemin, thuhet se ishte nën hetim nga autoritetet në Ekuador që në vitin 2014, pasi dyshohet se ishte përfshirë në trafik droge, pjesë e grupit të shqiptarit Ilir Hidri, 39 vjeç, i cili u vra në 30 maj të këtij viti në jugperëndim të Buenos Aires, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike.
Viktima shoqërohej nga gruaja e tij, (me origjinë shqiptare), dhe vajza 3-vjeçare, të cilët ndodhin në mjetin e blinduar. Sipas Drejtorit Kombëtar të Krimeve kundër Jetës, Germán Cevallos, shqiptari ishte në hetim. “Për momentin, për shkak të kontekstit të kësaj ngjarje, besojmë se motivi për këtë veprim të dhunshme është i lidhur me trafikimin e drogës”, tha koloneli Cevallos, shkruan ‘El telegrafo’.
Në procesin hetimor të kryer nga Prokuroria, thuhet se apartamenti ku jetonte më parë Iliri, shqiptari i vrarë pas prishjes së pazareve të drogës, ishte marrë me qira nga Remzi Azemin. Zyrtari gjithashtu zbuloi se shqiptari i plagosur ishte zhvendosur në Ekuador tetë vjet më parë, ndërsa dispononte edhe një letërnjoftim ekuadoras. Cevallos shtoi se kosovari është jashtë rrezikut dhe aktualisht qëndron në një klinikë, ku ruhet nga punonjës policie. “Ne gjithashtu po hetojmë faktin se pse viktima kishte hipur në një makinë super të blinduar”, përfundoi zyrtari i policisë.
Sigal