DETAJET/ Sherri në Varrezat e Dëshmorëve, çfarë i nxiti mbështetësit e PD të përplasen me veteranët

418
Të tjera detaje janë zbuluar nga sherri që ndodhi ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të merrte pjesë në homazhe 1 orë pas Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas largimit të këtyre të fundit, mbështetësit e opozitës shkuan drejt memorialit të të rënëve të atdheut për të përgatitur ceremoninë e liderit të PD, Lulzim Basha.
Por ata qëlluan në momentin kur veteranët po bënin homazhet e tyre me thirrjet “Partia Komuniste” dhe foton e Enver Hoxhës në duar.
Kjo i ka revoltuar dhe i bëri të afrohen më shumë drejt veteranëve duke ofenduar dhe fërshëllyer deri sa u konfrontuan fizikisht.
Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës. Mes mbështetësve të PD që u përlesh me anëtarët e PKSH bie në sy ish-deputeti Ndriçim Babasi. Veteranët mbanin në duar fotot e Enver Hoxhës si dhe me thirrje e brohoritma për regjimin komunist, çka ka shkaktuar irritimin e simpatizantëve të PD.
Sigal