Detajet/ Plagosje në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

195
Një 19-vjeçar është plagosur në Arapaj të Durrësit, ndërsa policia arrestoi 23-vjeçarin, Arjan Ajazi.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 23 vjeçari për motive të dobta ka plagosur me thikë shtetasin I.R. 19 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë I dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.