Detajet/ Kush është shoferi i kamionit që u kap në Durrës, heroinën e kishte fshehur…(Foto)

488
Policia e Durrësit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me drogën e gjetur në një kamion të ngarkuar me pelet pasditen e sotme.
Sipas policisë, në mjetin tip Skania të ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi Drilon Istrefi, gjatë kontrollit ne vijen e dyte u konstatuan 4 pako te dyshuara me lende narkotike te llojit heroinë.
Këto pako u gjenden të fshehura në kabinë. Nga një analizë risku e kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe Dogana, në vijen e dytë te kontrollit te mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar ne detaje.
Hetimet po vijojne dhe per kete shkak nuk mund te jepen me shume detaje.
Sigal