DETAJET/ Kush është i riu nga Durrësi që vrau sot nënën dhe babain (Emri)

Krimi brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit. Leo Nika, është i riu që vrau nënën dhe babain brenda në banesë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Dyshohet se Leo Nika i cili kreu aktin e tmerrshëm është me të meta mendore.

Burime për e mbrëndshme bëjnë me dije se i riu i ka vrarë prindërit brenda në banesë me armë zjarri të llojit çifte. Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë është shoqëruar në rajon për t ‘u marrë në pyetje nga policia e Durrësit.