Detajet/ Jetonte me gjyshen, zbulohet sëmundja që i mori jetën vajzës jetime në Vlorë

74
Të tjera detaje dalin në dritë nga vdekja e 18-vjeçares nga Vlora, e cila humbi ndjenjat në orën e mësimit dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Mësohet se Gerta Kasaj ishte jetime dhe jetonte me gjyshen e saj. Maturantja studionte në shkollën “Jani Minga”, ndërsa ishte në vitin e fundit. Mësohet se vajza si fillim nuk është ndjerë mirë e më pas ka humbur ndjenjat.
Ndonëse u dërgua në spital, ajo ndërroi jetë rrugës. Nga të dhënat parapake dyshohet se Gerta vuante nga epilepsia. Polici po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.