Detajet/ Gjysmë ton kokainë në portin e Durrësit, droga kishte ardhur nga Kolumbia, kishte destinacion…

152
Të tjera detaje dalin në dritë nga sasia e kokainës e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.
Mësohet se në një kamion që ishte nisur drejt vendit fqinj, Italisë, u gjetën të fshehura mbi gjysmë ton kokainë, sasi kjo më e madhja e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar.
Raportohet se sasia e kokainës prej 613 kg ishte futur në Shqipëri tre ditë më parë. Haxhiaj raportoi për ‘BW’ se polica shqiptare ishte vënë në dijeni nga agjencitë partnerë jashtë vendit, nga Spanja, Gjermania dhe Holanda, që një sasi e madhe droge do të hynte në Shqipëri.
Lidhur me këtë rasti ishte vënë në dijeni edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë mbrëmë në darkë është bërë e mundur kontrolli i kamionit, ku transportohej kokaina, ndërsa gjatë natës u peshua sasia e drogës, procedurë që u mbikëqyr edhe nga një prokuror i Krimeve të Rënda. Sakaq, në polici janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje nga policia lidhur me ngarkesën në fjalë.