DETAJET/ “Gafa” e trafikantëve, kapen 690 kg kokainë në Itali. Gabimisht në fabrikën e lëkurës

528
Sigal

Autoritetet italiane kanë kapur një sasi rekord kokaine në Itali në zonën e Vicencës pasi u njoftuan nga pronari i një fabrike lëkure, i cili sipas mediave italiane nuk kishte lidhje me trafikun e drogës, por gabimisht ngarkesa kishte mbërritur tek biznesi i tij. Kokaina ishte fshehur midis lëkurave, dhe nëse do të futej në treg do të arrinte në dhjetëra milionë euro.

Ngarkesa me kokainë ka mbërritur gabimisht në magazinat e një fabrike lëkure në komunën Zemerghino në provincën e Vicencës.

Droga është gjetur fshehur në një kontenier që transportonte lëkurë nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.

Dyshohet se gjatë tranzitimit të tij është gabuar në shpërndarjen e numërimit të kontenierëve. Autoritetet italiane po zhvillojnë hetime, por janë treguar të rezervuara në dhënien e informacionit.