DETAJET/ Eksplozivi në Shkodër, emër i njohur për policinë, ja kush është një prej të plagosurve

55
Zbulohet identiteti i një prej 4 personave të plagosur në shpërtimin që tronditi sot qytetin e Shkodrës. Raportohet se një prej të plagosurve është Lulzim Kulla, biznesmen dhe një emër i njohur për policinë e Shkodrës.
I plagosuri që njihet ndryshe edhe si Lul Kulla, është një nga personat e përfolur për përfshirje në botën e krimit. Ai njihet si ‘i forti’ që nënshtroi tregtarët e Shkodrës duke iu marrë bizneset. Madje dyshohet edhe si i përfshirë në vdekjen e një personi.
43-vjeçari Kulla u arrestua në vitin 2016 gjatë një operacioni të forcave RENEA, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë ndërsa në banesë iu gjet një sasi e konsiderueshme municionesh.
Nga ngjarja mbetën të plagosur 6 persona, 2 prej tyre më rëndë janë dërguar në Tiranë, ndërsa 4 të tjerët kanë marrë mjekim në spitalin e Shkodrës.