Detajet e reja/ Si u ekzekutua shqiptari në Belgjikë, dyshimet e para mbi motivet e vrasjes

592
Një 31- vjeçar shqiptar Niko K. është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar nga policia mëngjesin e së martës në Saint-Denis në komunën e Forestit.
Sipas mediave belge, që kanë raportuar sëfundmi detaje të reja, viktima ishte në një lokal nën shoqërinë edhe të një personi tjetër dhe në momentin që dolën nga kafeneja, ata shkuan drejt makinës së tyre të parkuar.
Sapo 31-vjeçari po kërkonte automjetin ai u qëllua me armë nga dy persona të paidentifikuar duke ndërruar jetë menjëherë. Mediat lokale shkruajnë se vrasja dyshohet dyshohet të ketë lidhje me një hasmëri të vjetër mes viktimës dhe disa shqiptarëve. Megjithatë, nuk jepen detaje të tjera.

Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja të shkrehura nga arma me të cilën u vra 31-vjeçari. Gëzhojat dhe provat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në laboratorin e policisë federale për t’u ekzaminuar

Sipas një dëshmitari në vendngjarje shqiptari Niko.K ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier, kur pranë tij janë afruar dy autorët e maskuar që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.

“Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Ëymersche
Sigal