Detajet e policisë/ I preu kokën nipit, autori ishte përdorues i lëndëve narkotike

45
Një 12 vjeçar u vra barbarisht në fshatin Palasë të Vlorës nga shtetasi Jorgo Zani, i cili i preu kokën të miturit. Trupi i djalit u gjet anës një rruge në fshat, ndërsa në momentin e arrestimit 30 vjeçarit iu gjet në duar koka e Andrea Zanit. Policia ka lëshuar një version zyrtar për ngjarjen ku thekson se Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës. Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë. Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri­tjetrin.
Deklarata/ Versioni zyrtar i policisë
Policia arreston në flagrancë autorin e vrasjes në fshtin Palasë, Himarë! Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë. Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtme: A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi. Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri­tjetrin. Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike