Detajet/ 650 kg kanabis në Tepelenë, babë e bir e kishin bërë gati, zbulohet destinacioni

28
Detaje të reja nga operacioni i sotëm i policisë së Gjirokastrës, ku u sekuestruan 655 kg. Droga u sekuestrua fshatin Fushë Dukaj të Tepelenës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në pranga ranë babë e bir, Delo dhe Zaman Kordho, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër, A. Kordho. Mësohet se këta persona e kishin kthyer banesën në punishte të kanabisit.
Mes të tjerash bëhet e ditur se 100 kg drogë ishin të presuara dhe ambalazhuara dhe dyshohej se do transportohej në Greqi, ndërsa pjesa tjetër po përgatitej për ambalazhim me qellim trafikimin në shtetin helen.