Një ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit Tahir Bajraktari në Tropojë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes me inicialet N.L, 54 vjeç dhe po punon për kapjen e tij.
Policia bën me dije se vrasja e 69-vjeçarit ka ndodhur për motive të dobëta në banesen e tij. Vrasja ndodhi mbrëmjen e kaluar në një nga malet e fshatit Doberdol, ndërsa viktima punonte si bari në bjeshkë.
Fillimisht u raportua se 69-vjeçari ishte gjetur i pajetë, por pas mbërritjes së policisë u konstatua se ai ishte vrarë me armë zjarri.
Njoftimi i policise:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.
Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.