Detaje tronditëse/ Vrasësi ia ka marrë kokën në Shqipëri

497
Policia greke ka ndaluar një person, si të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit në Igumenicë të Greqisë, më 9 maj të këtij viti. “Koka e Bledar Terpollarit është marrë me vete në Shqipëri nga vrasësi i tij”. Rrëfimin tronditës e bëri bariu shqiptar, i cili ndodhet në listën e tre të dyshuarve. Bariu e ka përjashtuar veten nga pjesëmarrja në krim, por pranoi të tregonte emrat e vrasësve. Bariu rrëfen detaje tronditëse ku bën me dije se vrasja është kryer nga dy shqiptarët, por ai vetë nuk ka marrë pjesë në krim. Policia greke e ka ndaluar shqiptarin, si të dyshuarin e tretë për këtë vrasje dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët. Prishja e pazareve të drogës ose dënimi me Kanun janë dy pistat ku po heton policia greke, rreth gjetjes së 26-vjeçarit shqiptar pa kokë në një stan pranë kufirit.
Sigal