Detaje të reja/ Vrasja e efektivit, dëshmitari: U qëllua sa zbriti nga makina

439
Një dëshmi sjell të tjera për vrasjen e efektivit dje në Torovicë. Një banor i fshatit pa dashur që të identifikohet thekson se autori i këtij krimi ka filluar të gjuajë në ajër që në orën 11:00 të paradites dhe e gjithë ngjarja ka zgjatur deri në orën 18:00, ndërkohë që ka theksuar se ai gjuante në ajër gjatë gjithë kohës. Përveç të tjerash, ai ka thënë se, Qosja i kishte frikë policët dhe se, shkak për këtë krim mund të jetë bërë edhe gjendja e rënduar psikologjike e tij, pasi prej dy vitesh jetonte i vetëm.
Ja dëshmia e banorit të zonës
E njihni autorin e ngjarjes?
Po, është njeri i mirë.
A ka pasur probleme?
Jo asnjëherë në botë.
Me kë jetonte?
Vetëm, ka pasur nënën por ajo iku në gjermani tek motra.
Pse mendoni se e bëri krimin?
Mendoj se ka rrëshqitur, pasi ka dy vite e ca që jetonte vetëm. Ai e ka pasur shumë frikë policinë dhe mendoj se ky ka qenë shkaku.
A e patë ju kur ndodhi ngjarja?
Ne e pamë, por nuk na la policia që të afroheshim.
E dini vrasjen?
Po e pamë, unë e kam shtëpinë afër tij, sapo doli nga makina polici ai e qëlloi dhe e la të vdekur.
A kishit frikë dje?
Sigurisht, frikë e tmerr. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 dhe ka zgjatur deri në orën 18:00 vetëm ka qëlluar me plumba. Kanë qenë orët e tmerrit. 
Sigal